Home / Lajme / Botë / Sulm në Stokholm, tre viktima (VIDEO)

Sulm në Stokholm, tre viktima (VIDEO)

Policia suedeze incidentin në Stokholm e shqyrton si sulm eventual terrorist. Të paktën tre persona e kanë humbur jetën pasi kamioni është përplasur në grupin e këmbësorëve në qendër të Stokholmit.

Mediat lokale, kumtojnë për pesë të vdekur dhe një numër të madh të personave të lënduar. Servisi publik televiziv i Suedisë kumtoi se janë dëgjuar edhe të shtëna, ndërsa policia i paralajmëroi qytetarët që ta shmangin rajonin qendror të qytetit.

Policia mori thirrje se një person me automjet ka lënduar njerëz të tjerë në Drotingatan”, ka shkruar policia në Tuiter. Besohet se kamioni ishte vjedhur nga një birrari. Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 sipas kohës lokale në afërsi të rrugës më të madhe për këmbësorë në Stokholm. Dëshmitarët kumtuan se qindra persona në panik kanë vrapuar nga dyqanet, ndërsa policia me armatim të rëndë gjendet në vendin e ngjarjes.

 

 

Gjithashtu lexo

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbej çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë” duke u larguar nga vendi i ngarjes (Video)

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *