Home / Lajme / Botë / Sulmet vdekjeprurës nga peshkaqenët, Australia vendos të marrë masa

Sulmet vdekjeprurës nga peshkaqenët, Australia vendos të marrë masa

Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet vdekjeprurëse të peshkaqenëve pas vdekjes së një vajze adoleshente.

Lajmi u konfirmua nga qeveria australiane pasi 17-vjeçarja Laeticia Brouwer u sulmua për vdekje nga një peshkaqen, ndërkohë që po bënte sërf në të hënën.

Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës brenda 12 muajve, shkruan “BBC”.

Ministri i Mjedisit Josh Frydenberg, tha se Australia do të mendojë për eliminim e disa prej peshkaqenëve më të rrezikshëm ose futjen e masave të tjera, të tilla si kurthet.

“Do të mirëpresim çdo propozim , jeta e qytetarëve tanë vjen në rend të parë,” tha ai.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *