Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet dhe plaçkitet një vajzë në Shtip

Sulmohet dhe plaçkitet një vajzë në Shtip

Është sulmuar fizikisht dhe plaçkitur një vajzë 19-vjeçare nga fshati Tarinci në Shtip, nga një person i panjohur, përderisa mbrëmë në orën 20:30 ka lëvizur në rrugën “Radansi pat”,

Në Stacionin Policorë në Shtip vajza ka paraqitur se përderisa ka lëvizur në rrugë, ka qenë duke folur në telefon, sulmuesi e ka goditur pas koke, me çka vajza është rrëzuar në tokë. Pasi është rrëzuar sulmuesi ia ka marrë telefonin dhe kopsat prej ari.

Nga MPB thonë se po ndërmerren të gjitha masat për të kapur sulmuesin dhe për të zbardhur rastin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *