Home / Kryesoret / Sulmohet nga dy hajna shitësja në një kiosk në Veles

Sulmohet nga dy hajna shitësja në një kiosk në Veles

Dy persona kanë sulmuar fizikish një punëtore në një kiosk në Veles, njoftoi policia maqedonase.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35 në kioskun “Ledi di Trejd” në rrugën “Bllagoj Gjorev”, kur dy persona janë futur në kiosk dhe kanë kërcënuar 51 vjeçaren T.P. Njëri person ka mbajtur të punësuarën dhe me dorë ia ka mbyllur gojën, ndërsa tjetri ka kontrolluar arkat për të marrë paratë. Kur kanë vërejtur se nuk ka para, kanë dalë nga kiosku dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga SPB-Veles. Po ndërmerren masa për gjetjen e sulmuesve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *