Home / Lajme / Botë / Sulmuesi i armatosur zmbrapset nga shitësi që e godiste me domate (Video)

Sulmuesi i armatosur zmbrapset nga shitësi që e godiste me domate (Video)

Mahmut P. që ka shkuar me armë zjarri në dyqanin e Mehmet Torsun, në provincën Sanliurfa të Turqisë, është dashur të largohet me vrap, sepse goditej me domate.

Pasi ka shtënë në drejtim të viktimës së pambrojtur, por nuk e ka qëlluar, ai ka marrë perimet dhe i është kundërvënë sulmuesit, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin dramatik kur të përfshirët në sulm luftojnë me mjete krejtësisht të kundërta, por humbës del ai me armën me tytë të gjatë.

Nuk dihet saktësisht motivet e ngjarjes, por dihet se Mahmut dikur ishte burri i motrës së shitësit të perimeve.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *