Home / Lajme / Botë / Super-raketat amerikane me saktësi ekstreme që sulmuan Sirinë (Video)

Super-raketat amerikane me saktësi ekstreme që sulmuan Sirinë (Video)

Për më shumë se 20 vjet, raketat Tomahawk kanë shërbyer si gjuajtësit kryesor të ushtrisë amerikane dhe kështu ka ndodhur edhe në sulmet e fundit në Siri.

SHBA’të nisën sulmet e papritura mbi bazat ajrore siriane, nga të cilat u krye sulmi kimizim në qytetin Idlib, ku humbën 72 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Sulmet kanë nisur ndaj bazës ajrore në brendësi të Homsit mëngjesin e së enjtes, ku 59 raketa janë hedhur nga dy gjuajtës detarë. Anijet luftarake USS Ross dhe USS Porter janë vendosur në pjesën lindore  të Mesdheut në bregun perëndimor të Sirisë.

Më shumë se 6.25 metra e gjatë dhe me peshë 1,590kg, Tomahawk sulmon në tokë në të gjitha kushtet e motit. Ato zakonisht mbajnë mbushje deri në 454kg dhe janë të dizajnuara për të fluturuar në lartësi të ulëta në drejtim të objektivave, ndërsa kanë saktësi ekstreme për goditjet në tokë.

Avantazhi kryesor në konflikte është se ato mund të hidhen pa pasur nevojë të kenë pilotë, ndërsa udhëhiqen nga sistemi GPS në objektiva deri në 1 600 km me shpejtësi të lartë prej 885 km në orë.

Thuhet se baza ajrore siriane strehon avionët, municione si dhe sistemet e instaluara të radarëve.

Prodhuesi i “Tomahawk”, e konsideron raketën si “moderne dhe të fuqishme” dhe të aftë për të “sulmuar me saktësi mbi caqet me vlerë të lartë dhe me dëme minimale anësore.

Çdo njësi kushton rreth 1.5 milionë dollarë. Këto raketa të sofistikuara me dalje në det, kanë qenë pjesë e rëndësishme të luftës së SHBA’ve që prej Luftës së Gjirit në vitin 1991, të konsideruara si “sukses i madh” nga baza e marinës, transmeton OraNews.

Britania e Madhe u bë vendi i parë i huaj që mori nga SHBA raketa të tilla gjatë një marrëveshje furnizimi në vitin 1995.

“Tomahawks” ishin gjithashtu të rëndësishme në përpjekjet e drejtuara nga NATO kundër sundimtarit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011. CNN shkruan se ato janë përdorur edhe gjatë sulmeve ndaj bazave ushtarake serbe që gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Në shtator të vitit 2014, Pentagoni nisi 47 raketa nga dy anije – një në Gjirin Persik dhe një në Detin e Kuq, për të luftuar kundër militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak dhe Siri, transmeton oraNews.

Më herët atë vit administrata Obama kishte propozuar ndalimin e prodhimit Tomahawk si pjesë e shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes në vitin 2014, kur marina kishte 4.000 raketa të magazinuara.

Në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, kompania prodhuese “Raytheon” siguroi një kontratë me qeverinë amerikane prej 303.7 milionë dollarësh për të prodhuar edhe 214 raketa “Tomahawk Block IV”. Puna është parashikuar të planifikojë në gusht të vitit 2018.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *