Home / Lajme / Botë / Super-skandali i korrupsionit në Korenë e Jugut: Bosi i ‘Samsung’ del para gjykatës

Super-skandali i korrupsionit në Korenë e Jugut: Bosi i ‘Samsung’ del para gjykatës

Bosi i “Samsung Group” ka dalë zyrtarisht në gjyq për përfshirjen në një skandal korrupsioni që çoi në rrëzimin e Presidentes së Koresë së Jugut.

Lee Jae-yong ka mohuar akuzat e përvetësimit të pasurisë dhe dëshmisë së rreme , shkruan “BBC”

Zoti Lee, i njohur gjithashtu si Jay Y Lee, është marrë në pyetje për më shumë se 20 orë në zyrën e prokurorit në Seul.

Ai është aktualisht nënkryetar i “Samsung Electronics”, pasi babai i tij, Lee Kun-hee, pësoi një atak në zemër në vitin 2014 dhe konsiderohet de facto si bosi i të gjithë konglomeratit “Samsung Group:’.

Samsung është akuzuar për dhënien e donacioneve për fondacionet jofitimprurëse që drejtohen nga një mikeshë e zonjës Park, në këmbim të favoreve qeveriatare

Prokurorët thonë se ai dha 38 milion dollarë mikeshës së Presidentes Park Guen-hye për favore politike.

Park dyshohet se ka bashkëpunuar me Choi Soon-sil për ti bindur bosat e kompanive gjigante të dhuronin ne fondacionet e zonjës Choi, në këmbim të favoreve politike.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *