Home / Kryesoret / Surroi tallet me deklaratat e Ramës dhe Thaçit për bashkim kombëtar

Surroi tallet me deklaratat e Ramës dhe Thaçit për bashkim kombëtar

Ish-udhëheqësi i partisë së shuar, ORA, Veton Surroi është tallur me deklaratat e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkim kombëtar nëse BE nuk hap dyert për anëtarësim.

Surroi ka shkruar se ideja e kërcënimit për bashkim është e krahasueshme kur një person kërcënon të zgjerojë dyfish shtëpinë, të cilën s’është në gjendje ta mbajë.

“Kërcënimi me bashkim: unë nuk di si ta mbaj shtëpinë time, por nëse nuk më përfillni, shtëpinë do ta zgjeroj edhe për aq”, ka shkruar Surroi, në Fb.

Hashim Thaçi dhe Edi Rama kanë deklaruar se nëse BE vazhdon të mos i hapë dyert për Kosovën dhe Shqipërinë atëherë këto dy vende do të bashkohen.

“Në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të tregojë mënjanëri për kohë të pacaktuar ndaj pranimit të shteteve të Evropës juglindore, prandaj edhe të Shqipërisë, në përbërjen e saj, atëherë është e kuptueshme që Shqipëria të bashkohet me Kosovën”, kishte Kryeministri i Shqipërisë për të pasuar pastaj deklaratën mbështetëse të Thaçit.

“Mospranimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian do të bëjë që shqiptarët të jetojnë në një hapësirë të përbashkët, e kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen”, kishte paralajmëruar Presidenti i Kosovës.

Pas këtyre deklaratave kishin reaguar zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë ambasadorët e SHBA’së në Prishtinë e Tiranë, duke thënë se deklarata të tilla janë të pamatura dhe nuk i shërbejnë stabilitetit në Ballkan.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *