Home / Lajme / Maqedoni / Tahiri: Disa media kontribuojnë në tendosjen e situatës në Maqedoni

Tahiri: Disa media kontribuojnë në tendosjen e situatës në Maqedoni

Opinionisti Sefer Tahiri vlerëson se gjendja e mediave në Maqedoni është e vështirë dhe se ato përballen me një krizë të madhe sa i përket respektimit të standardeve,

TV2 citon Tahirin të ketë thënë se në situatë të krizës politike disa nga mediat po kontribuojnë në tensionimin e situatës dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes.

“Ne në këtë situatë kur kemi krizë të madhe politike dhe kur situata e sigurisë është e tensionuar ne ballafaqohemi me një fenomen që është nxitja e tensioneve dhe në njëfarë mënyre e emocioneve politike dhe etnike dhe në njëfarë mënyre mediat po kontribuojnë në tensionimin e situatës, duhet të jetë e kundërta mediat nuk duhet të përdorin gjuhë e cila i ngrit këto tensione dhe në këtë aspekt mendoj se Agjencia e Mediave duhet të kontribuoje më shumë që situata të jetë më e rregullt dhe mediat të kryejnë rolin e tyre” tha Sefer Tahiri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *