Home / Lajme / Rajon / Tahiri: Haradinaj sot çliroi gjithë vendin

Tahiri: Haradinaj sot çliroi gjithë vendin

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se sot Haradinaj e ka çliruar gjithë vendin.

“Ramush Haradinaj ta dish se sot s’e ke çliruar veten, por gjithë vendin! Urime!”- ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Edhe një betej e fituar, sakrifica për dinjitet nuk ndaletLirimi i Ramushit, përtej sakrificës, është dëshmi se Shqiptarët dhe Kosova janë shkëputur nga Serbia përgjithmonë. Ashtu sikur edhe çlirimi i vendit, edhe ky proces ka dëshmuar se Shqiptarët në momente të rëndësishme dinë të mobilizohen e të qëndrojnë të bashkuar. Për këtë, falënderimet janë të pafund për Shqiptarët në katër anët e botës. Përtej kësaj, kështu së bashku duhet të ecim në rrugen e gjatë drejt së ardhmes.  Sakrifica dhe krenaria e Ramushit duhet të jetë energji e përbashkët për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë, duke mos harruar edhe ëndrrat e brezave për dinjitet të të gjithë Shqiptarëve. Së bashku duhet prekur ëndrrat! E kemi amanet dhe borxh për brezat që vijnë”- është shprehur tutje Tahiri.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *