Home / Lajme / Botë / Tajlandë, babai vret foshnjën live në Facebook

Tajlandë, babai vret foshnjën live në Facebook

Një burrë në Tailandë vrau vajzën e tij 11 muajshe dhe më pas veten, live në Facebook. Policia tha se 21-vjeçari i mori jetën foshnjës së tij, ditën e hënë, pas një diskutimi me bashkëshorten e tij.

Kanë qenë miqtë e tajlandezit, të cilët njoftuan policinë, sapo panë videon në rrjetin social. Por ata nuk mundën t’i gjenin të gjallë kur shkuan në dhomën e hotelit ku ndodheshin viktimat.

Pamjet shokuese tregonin burrin teksa vari fëmijën e tij në një litar për ta vrarë. Video gjendej ende në Facebook deri në mesditen e së martës. Kjo është vrasja e dytë që kryhet live në median sociale, pasi vetëm pak ditë më parë një rast i tillë ndodhi edhe në SHBA.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *