Home / Kryesoret / Takimi Xhaferi-Todorov, BDI demanton, VMRO-DPMNE nuk e komenton

Takimi Xhaferi-Todorov, BDI demanton, VMRO-DPMNE nuk e komenton

Lajmi i plasuar në media, i cili kishtë të bënte me një takim në mes ish-zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe ministrit të shëndetësisë dhe njërit nga eksponentët kryesorë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, nuk është i vërtetë thonë nga BDI për Zhurnal, kurse nga VMRO-DPMNE një gjë të tillë nuk duan që ta komentojnë,

Nga kjo agjenci e lajmeve thonë se Musa Xhaferi gjatë tërë ditës së djeshme ka qenë i pakapshëm për ta demantuar apo konfirmuar këtë takim, derisa zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani e ka hudhur kategorikisht këtë lajm dhe ka mohuar që një takim i tillë është realizuar, ai ka thënë se nuk ka asnjë lloj kontakti në mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Nuk është e vërtetë se ka bisedime apo çfarëdo kontakti mes funksionarëve të BDI-së dhe VMRO-së për çështje të konstituimit të parlamentit apo formimit të qeverisë. Ne jemi përcaktuar për shumicën e re parlamentare dhe nuk kemi asnjë dilemë në këtë drejtim”, ka thënë Osmani për Zhurnal.mk.

Nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE-ja kanë thënë se “nuk duam të komentojmë lajmin i cili është plasuar në disa media për një takim të mundshëm mes Xhaferit dhe Todorov”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur portali maqedonas “Libertas” i cili ka raportuar se ditën e diel ka  pasur një takim midis dy eksponentëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, në një nga lokalet e njohura të Shkupit por se sigurimi i dy personazheve në fjalë nuk ka lejuar që ato të filmohen apo fotografohen.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *