Home / Sport / Talenti kosovar kërkohet nga tri përfaqësuese

Talenti kosovar kërkohet nga tri përfaqësuese

Përfaqësuesja e Kosovës, Gjermanisë dhe Austrisë janë duke e kërkuar sulmuesin kosovar, Mërgim Berisha

Janë tri përfaqësuese që po interesohen për sulmuesin kosovar, Mërgim Berisha. Berisha ka lindur në Gjermani, ndërsa po luan për Red Bull Salzburgun në Austri.

Sipas gazetës “Salzburger Nachrichten” për Berishën po interesohen Përfaqësuesja e Austrisë, e Gjermanisë dhe e Kosovës.

Drejtori sportiv i Federatës austriake, Willi Ruttensteiner, ka konfirmuar interesimin për Berishën.

“Ai është lojtar fantastik, ne tashmë kemi shikuar për kontakt me të. Nëse ai vendos për Austrinë, do të jemi shumë përkrahës ndaj tij. Ne natyrisht nuk duam t’i bëjmë presion atij”, ka thënë zyrtari austriak.

Berisha nuk ka luajtur për ndonjë përfaqësuese deri më tash. Kjo i ofron mundësinë që të vendosë për të ardhmen në nivel përfaqësuesesh. Në nivel të klubeve po ecën me hapa të sigurt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *