Home / Kryesoret / Taravari dhe Memedi takohen me Hojt Ji

Taravari dhe Memedi takohen me Hojt Ji

Sekretari Gjeneral i LR PDSH Arben Taravari dhe Deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetar i RDK Vesel Memedi sot zhvilluan takim me zyrtarin e lartë të SHBA, Zëvendës –ndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Azi z. Hojt Brajan Ji. Në këtë takim është biseduar për situatën politike në vend.

Zyrtarët tanë informuan Zëvendës/ndihmës Sekretarin Amerikan z. Hojt Brajan Ji, edhe për ngjarjet triushtuese në Kuvendin e RM, si dhe për gjendjen shëndetësore të liderit të LR PDSH Z. Ziadin Sela, i cili për arësye shëndetësore e kishte të pamundur të jetë pjesë e takimit. Diplomati i lartë i SHBA-ve z. Hojt Ji, nga afër u informua për kontributin e Aleancës për Shqiptarët dhe deputetëve të tyre në tejkalimin e situatës politike, si dhe mbështetjen politike të Aleancës për Shqiptarët për debllokimim e Institucioneve e cila rezultojë në zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit të RM si dhe gadishmërinë e Aleancës për Shqiptarët që sa ma parë të formohet Qeveria e re reformiste e RM nga shumica e re Parlamentare.

Zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët falenderuan rolin diplomatik si dhe kontributin e vazhdueshëm politik të SHBA-së e cila npërmjet Ambasadës së saj si dhe Ambasadorit Amerikan në Shkup Xhejs Bejli, për tejkalimin e kësaj situate politike, si dhe stabilizimin politik në interes të sigurisë së qytetarëve të RM dhe instalimit të vlerave demokratike. Njëkohësisht Zyrtarët e Alenacës për Shqiptarët falënderuan dhe shprehën mirënjohjë për politikën zyrtare të SHBA-ve që e njohu edhe zyrtarisht zgjedhjen e Kryetarit të ri Kuvendit të RM z. Talat Xhaferin nga shumica e re parlamentare. Poashtu dr. Arben Taravari dhe deputeti prof.dr Vesel Mehmeti kërkuan që politika e SHBA-të vazhdojë të jetë pranishme edhe në të ardhmen ngase orientimi i Maqedonisë për inkuadrim në NATO dhe BE vazhdon të jetë prioritet dhe përcaktim strategjik i RM dhe qyteraëve të saj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *