Home / Lajme / Maqedoni / Të martën do të vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Të martën do të vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Gjatë ditës së martë do të vazhdojnë protestat e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, kundër Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë.

Përfaqësuesit e kësaj iniciative kanë protestuar për 45 ditë me radhë në qytete të ndryshme të Maqedonisë, pasi mendojnë se nëse pranohet Deklarata e përbashkët e partive shqiptare do ta rrezikohet karakteri unitar i shtetit,

Nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kanë lëshuar kritika të ashpra edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ambasadorëve të huaj në vend, duke kërkuar nga ata të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *