Home / Lajme / Maqedoni / ”Të mbështeten kompanitë vendore për produkte të kanabisit në Maqedoni”

”Të mbështeten kompanitë vendore për produkte të kanabisit në Maqedoni”

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, shoqata qytetare ”Zelena Alternativa” reagon ndaj informacioneve për hapjen e një fabrike amerikane në Maqedoni për përpunimin e kanabisit.

Kjo shoqatë përshëndet hapjen e kompanisë së re për kultivimin dhe prodhimin e produkteve nga kanabisi dhe konsiderojnë se do të kontribuojë në konkurencën dhe uljen e çmimit të prodhimit.

Megjithatë, kjo shoqatë mendon se Maqedonia mund që ta bëjë një gjë të këtillë pa ndihmën e huaj, duke theksuar se vendi ka njerëz me kapcitet të dijes për kultivimin dhe prodhimin e produkteve nga kanabisi.

Shoqata i thërret institucionet e vendit që të ndihmojnë prodhuesit vendor, firmat vendore, që do të sjellte edhe punësime por do të kontribuonte në qëndrimin e kapitalit financiar brenda vendit, e jo të del jashtë.

Shoqata thotë se nuk kanë arritur që të gjejnë prodhime të kompanisë së përmendur, edhe pse thuhet që është ndër më të mirat në botë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *