Home / Lajme / Botë / Të paktën 24 të vdekur nga rrëshqitjet masive të dheut

Të paktën 24 të vdekur nga rrëshqitjet masive të dheut

Nga rrëshqitjet masive e dheut kanë humbur jetën sot 24 persona, përfshirë nëntë fëmijë, në një fshat në jug të Kirgistanit, njoftoi Ministria e Situatave Emergjente e Kirgistanit.

“24 shtetas të Kirgistanit, në mesin e të cilëve 9 fëmijë, u vranë pas rrëshqitjeve masive të dheut në jug të vendit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Elmira Cheripova.

Sipas saj, 266 forca shpëtimi, përfshirë mjekë dhe ushtarakë janë mobilizuar në këtë zonë.

“Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Ayouou në rajonin Och rreth orës 06:40 sipas orës lokale, duke marrë me vete gjashtë shtëpi dhe banorët e tyre”, saktësoi Cheripova.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *