Home / Kryesoret / Telefonatat e krerëve të VMRO-DPMNE liruan huliganët e arrestuar nga policia

Telefonatat e krerëve të VMRO-DPMNE liruan huliganët e arrestuar nga policia

Natën pas dhunës në Kuvend në stacionin policor janë sjellë vetëm 9 persona nga policia, por ata u liruan shpejt, sepse policët i kanë raportuar si individë të “sjellur”, e jo si të burgosur, mëson Nova TV, pasi ka biseduar me disa burime se atë natë ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt në veprim të vonuar të policisë pas rrahjes së deputetëve dhe shkatërrimit të parlamentit.

” I kemi sjellur në furgona. Teksa ishim duke lëvizur me furgonat vazhdimisht lajmërohesh në telefon si kryetar të Shkupit dhe ministra dhe ish-zyrtarë të lartë dhe vetëm na jepnin urdhra “Lëshojeni këtë, lëreni këtë”. Deri sa kemi arritur në stacionin policor në Autokomandë na u zbrazen furgonat. Atje kemi dërguar 8 ose 9 persona. Oficerët e policisë ishin të frikësuar për të thënë se njerëzit janë arrestuar. Kur dërgoni një person në stacionin policor duhet të tregoni mbi ç’baza u arrestua. Nëse nuk e thoni, atëherë ai person është një person i lirë, ju nuk keni arsye për të mbajtur atë. Të gjithë të dyshuarit janë raportuar në stacionin, si persona “të sjellur”. Pastaj ata të gjithë u liruan”, thotë një burim në polici për Nova TV.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *