Home / Lajme / Kronika e zezë / Tentojnë të fotografohen mbi tren, lëndohen nga energjia elektrike dy të mitur në Shkup

Tentojnë të fotografohen mbi tren, lëndohen nga energjia elektrike dy të mitur në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dy të mitur në dy raste të ndara u lënduan rëndë mbrëmë nga goditja e rrymës elektrike gjatë përpjekjes që të fotografohen tek sa kanë hipur në vagon në Hekurudhën e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga MPB rasti i parë ka ndodhur në orë 15.50 në Shkup, në depon e Hekurudhës së Maqedonisë ku 14 vjeçari nga Shkupi ka hipur në vagon me qëllim që të fotografohet. Kur është afruar në qendrën elektrike, nga sulmi elektrik ka marrë lëndime trupore. Ndihma e Shpejtë e ka dërguar në Qendrën Urgjente të Shkupit ku edhe qëndron për mjekim të mëtutjeshëm.

Ndërsa rasti tjetër nga MPB-ja ka qenë i evidentuar mbrëmë në orën 19.05 në depon e Hekurudhës së Maqedonisë, ku një 15 vjeçar nga Shkupi është ngjitur në vagon po me të njëjtin qëllim dhe i cili po ashtu ka marrë lëndime trupore. Edhe ky është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe qëndron më tej.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *