Home / Lajme / Botë / Tërhiqet Trump – Lamtumirë muri i Meksikës, nuk ka lekë

Tërhiqet Trump – Lamtumirë muri i Meksikës, nuk ka lekë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se po has shumë vështirësi në zbatimin e planit të tij për të ndërtuar një mur përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën, ndërsa ka anuluar një plan që parashikonte ngritjen e një fondi afat-shkurtër prej 1.4 miliardë dollarësh, i cili do të mund të merrej përmes rishikimit të buxhetit duke marrë votën pro në Kongres.

Votimi për të alokuar këtë shumë parash drejt projektit të Trump ishte parashikuar që të zhvillohej ditën e premte në godinën legjislative të Shteteve të Bashkuara, e megjithatë, këshilltarja e Presidentit, Kellyane Convvay, njoftoi se procesi ishte shtyrë në një afat të pacaktuar.

Shkak për këtë mendohet të kenë qënë kundërshtimet e shprehura hapur nga demokratët.

Zyrtarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë tha se pavarëishst këtij vendimi, Donald Trump, mbetet i vendosur për të zbatuar planin e tij të ndërtimit të murit. Ajo shtoi se fushata për ngritjen e fondeve mund të ndodhë në muajt në vazhdim të këtij viti, ose gjatë vitit të ardhshëm.

Megjitahtë, kjo tërheqje e përkohshme e liderit të Shtëpsië së Bardhë, është interpretuar si një tregues i qartë për vështirësitë që po has Presidenti në mbajtjen e premtimit më madhor të fushatës së tij.

Përveçse nga demokratët, Trump po përballet edhe me kundershtimet e qeverisë meksikane.

Në një reagim të fundit, Ministri i Jashtëm i Meksikës, Luis Videgarai, deklaroi se ndërtimi i murit nuk do të jetë pjesë e asnjë diskutimi bilateral mes palëve.

Fondi prej 1.4 miliardë dollarësh që Trump do të synonte të merrte gjatë kësaj jave do të ishte thjesht një shumë paraprake për të nisur punimet, pasi në total, muri mendohet se kushton plot 21.6 miliardë dollarë amerikanë.

Presidenti amerikan ka premtuar se për realizimin e këtij projekti, do të përdoren forma të shumta financimi, përfshirë këtu edhe pagesat në mënyrë indirekte nga ana e Meksikës.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *