Home / Sport / Terry tregon arsyen e largimit nga Chelsea

Terry tregon arsyen e largimit nga Chelsea

John Terrry dhe Chelsea kanë vendosur t’i ndajnë udhët në fund të sezonit. 

Chelsea ka njoftuar se kapiteni i saj legjendar, Terry ka marr vendim të largohet nga Blutë në fund të këtij sezoni.

Vendimi i mbrojtësit anglez, i cili zhvilloi plot 713 paraqitje me skuadrën londineze erdhi pas një sezoni ku nuk po gjen fare hapësira.

Trajneri italian, Antonio Conte, po i besoj treshes së mbrojtjes, Luiz-Cahill-Azpilicueta dhe kjo ka bërë që Terry të marr vendim për tu larguar në kërkim të minutave dhe ndeshjeve diku tjetër.

“Ndjehem se mund të japë ende shumë në fushë, por e kuptoj se mundësitë këtu tek Chelsea do të jenë të limituara për mua”, ka thënë Terry, raporton BBC.

Ndryshe, Terry ka kaluar plot 19 vite në skuadrën e parë të Bluve pa llogaritur kohën e kaluar tek ekipet e moshave.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *