Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarë të dehur rrejshëm janë paraqitur si inspektorë policor

Tetovarë të dehur rrejshëm janë paraqitur si inspektorë policor

SPB e Tetovës njofton se janë arrestuar dy persona nga fshati “Stara Sellë”, pasi që me armë në dorë janë paraqitur sikur inspektorë të MPB-së dhe kanë kërkuar pije falas në një objekt hotelerik në fshatin “Kopanicë”, transmeton Gazeta Express.
Sipas zëdhënësit, Marjan Josifovski, personat M.J (68) dhe D.S (30), të dehur dhe me pistoleta, të cilat i kanë poseduar pa leje adekuate, kanë kërkuar pije dhe i kanë legjitimuar të pranishmit në një objekt hotelierik në fshatin Kopanicë.

Gjatë kontrollit, atyre u janë marrë pistoletat, ndërkaq në veturë u janë gjetur gëzhoja plumbash. Gjithçka është forografuar dhe evidentuar për t’u bërë ekzaminimi. Që të dy do të përballen me padinë e duhur për rastin në fjalë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *