Home / Kryesoret / Tetovarët të revoltuar me helikopterët – (VIDEO)

Tetovarët të revoltuar me helikopterët – (VIDEO)

Kohëve të fundit mbi fshatrat e Malësisë së Tetovës dhe qytetit, vërehen disa helikopter ushtarak, gjë që bën të ndjehen të shqetësuar banorët e kësaj zone. Ata shprehin këtë shqetësim për shkak të gjendjes së rënduar politike dhe aspak nuk e kanë idenë se pse kaq të shpesh dhe të shumtë janë helikoperët mbi këto vendbanime apo ndoshta mund të jetë edhe aksion nga policia. Ajo që është më indinjuese në këtë situatë, deri më tash nuk ka asnjë parlajmërim se pse kaq shumë fluturime zhvillohet në rajonet ku jetojnë shqiptarët, njofton Televizioni Koha.

Fluturime helikopterësh ka edhe mbi qytetin e Shkupit dhe qytete tjera. Jozyrtarisht kuptojmë se edhe nesër do të ketë fluturime mbi rajonin e Tetovës të helikopterëve. Nga Armata e Maqedonisë e përsëritën qëndrimin se bëhet fjalë për trajnime të rregullta dhe ushtrime të personelit të armatës me helikopter. Sipas tyre për Televizionin Koha thanë se këta aktivitete kanë të bëjnë me trajnimet e pjesëtarëve të ARM-së në rajonin Tetovë-Gostivar-Kërçovë, thonë nga Armata e Republikës së Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *