Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovari humb jetën në aksident – (VIDEO)

Tetovari humb jetën në aksident – (VIDEO)

Aleksandar D, 40 vjeçar nga Tetova, mëngjesin e sotëm ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë afër pompës së benzinës Shtatë Vëllezërit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas MPB-së, vetura BMW me targa të Shkupit e drejtuar nga 40 vjeçari nga Tetova ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga me ç`rast ai ka mbetur i vdekur në vendngjarje. Pas hetimeve në vendin e ngjarjes mjeku i mjekësisë ligjore ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i tij i është dorëzuar të ndjerit për obduksion. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *