Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovari tenton t’i ikë policisë, hedh çantën me mariuhanë tek një shtëpi

Tetovari tenton t’i ikë policisë, hedh çantën me mariuhanë tek një shtëpi

Një kilogram materie e panjohur e gjelbër barishte me siguri marihuanë ka gjetur policia tetovare në një valixhe të hedhur në oborrin e një shtëpie në rrugën “146” në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas tij, i dyshuar se e ka hedhur valixhen është tetovari R.L. (43) i cili është arrestuar nga policia derisa në këmbë ka ecur në rrugë dje rreth orës 15. Policia ka pasur informata paraprake se R.L. transporton mjete narkotike. Pasi që i ka vërejtur policët ka tentuar të ikë dhe e ka hedhur valixhen në oborrin e një shtëpie, por për kohë të shkurtër është kapur dhe arrestuar edhe pse ka treguar rezistencë aktive.

“Valixhja me marihuanë është marrë, fotodokumentuar dhe do të eksportohet derisa R.L. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë për procedurë të mëtejshme. Gjatë ditës së sotme në koordinim me prokurorin publike me parashtresë adekuate ai do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë”, tha Josifovski.

Dje është arrestuar ehe M.L. (27), farefis i R.L., i cili ka qenë në afërsi dhe me celular e ka incizuar privimin e tij nga liria, por pas bisedës me të ai është lëshuar dhe kundër tij do të dorëzohet kallëzim adekuat

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *