Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovarja ia dërgon fotot e veta provokuese një burri 46 vjeçar, më pas përjeton tmerr

Tetovarja ia dërgon fotot e veta provokuese një burri 46 vjeçar, më pas përjeton tmerr

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale B.B. (46) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “shantazh” dhe kundër personave me iniciale A.D. (35) dhe J.D. (55) (femer), nga Sveti Nikolla për shkak të dyshimit se kanë ndihmuar veprën penale, njofton Lajm

Sipas policisë, i pandehuri i parë B.B. i cili ka qenë duke vuajtur dënim në burgun e Shtipit, ka pasur fotografi në telefonin e tij të 40 vjeçares nga Tetova me përmbajtje kompromituese e cila vetë ia ka dërguar me “viber”. Ai ka filluar ta shantazhojë duke e kërcënuar se nuk i jep 3.000 euro, do të ja dorëzojë fotografitë bashkëshortit të saj. Tetovarja e frikësuar nga ngjarja, ka shkuar në Gjermani një periudhë të caktuar, me ç’rast B.B. bashkë me të pandehurin e dytë A.D. ka vazhduar të shantazhojë bashkëshortin e tetovares 40 vjeçare, të cilit kanë arritur t’i marrin tri herë para. Herën e parë bashkëshorti i të dëmtuarës u ka dhënë 250 euro, deri sa të pandehurit kanë qenë në burg. Më pas, në llogarinë e të pandehurës së tretë J.D. ka paguar 10 mijë denarë, e më pas rastin e ka paraqitur në polici.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *