Home / Kryesoret / Tetovë: Nuk ka kontejnerë të mjaftueshëm – (VIDEO)

Tetovë: Nuk ka kontejnerë të mjaftueshëm – (VIDEO)

Pothuajse 90 për qind e qytetarëve do t’i selektonin mbeturinat nëse në afërsi të shtëpive të tyre ka kontejnerë të specializuar për këtë qëllim, tregoi hulumtimi i Pakomak. Të rinjtë më pak i kushtojnë vëmendje selektimit të mbeturinave, ndërsa prindërit mbi 30 vjeç selektojnë më së shumti edhe atë me fëmijët e tyre të cilët mesatarisht i kanë nga 7-13 vjet. Anketa është zbatuar në shkurt të këtij viti në Shkup, Kumanovë, Manastir, Strumicë, Tetovë, Shtip dhe Ohër, ndërsa me të janë përfshirë 1.000 të anketuar prej grupmoshave të ndryshme. Është i përgjithshëm konstatimi, kumtoi Pakomak, se numri i pamjaftueshëm i kontejnerëve është shkaku kryesor për selektimin dhe riciklimin e mbeturinave. Por çka mendojnë tetovarët për selektimin e mbeturianve, transmeton Televizioni Koha.

Gjithsej 66 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se arsyeja kryesore për mosselektimin e mbeturinave është mospasja e kontejnerëve të mjaftueshëm, ndërsa vetëm 11 për qind vlerësojnë se në pyetje është mungesa e shprehisë apo vetëdijes.Sipas anketës, vetëm 17 për qind e të anketuarve kanë thënë se në afërsi të shtëpisë së tyre kanë kontejnerë selektimin e mbeturinave. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *