Home / Kryesoret / Tetovë: Rritet numri i pacientëve me Alergji – (VIDEO)

Tetovë: Rritet numri i pacientëve me Alergji – (VIDEO)

Stina e pranverës ka shtuar radhët në Repartin e Astmës pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Kjo për shkak se në këtë periudhë ndjeshëm rritet numri i pacientëve që kanë problem me alergjitë e ndryshme. Mjekët për Televizionin Koha në këtë repart thonë se kjo është periudha kur ka më shumë pacient.

“Pasi që çdo gjë tashmë në natyrë  lulëzon ta njëkohësisht prodhojnë alergjen dhe ata ndikojnë  në rrugët e frymëmarrjes që është një pikë kryesore për rritjen e numrit të pacientëve.pacientët zakonisht paraqiten me simptoma të ndryshme të rrugëve të epërme të frymëmarrjes dhe në rrugët e poshtme të frymëmarrjes.në pjesët e epërme zakonisht janë në hundë, që manifestohet me zënie të hundës, teshtitje me kollë dhe kjo është si një rinit alergjik. Këto shkaktohen nga drunjtë, gjethet, lulet e kështu me radhë”, deklaroi Mursel Sherifi udhëheqës i repartit të Asmtës pranë Spitalit Klinik të Tetovës, transmeton Televizionin Koha.

Sipas tij, zakonisht më të prekur nga kjo sëmundje janë pacientët e moshës së re por nuk ëprjtashtohen edhe moshat tjera.

“Sëmundjet alergjike janë pecifike zakonisht për moshën e re, për fëmijë, tek rinia, por edhe tek mosha 45 e 50 vjeçare.Kjo manifestohet me interaksionin e alergjenit, me sistemin imunologjik të organizmit ku lirohen disa substance ndërmjetësuese siç njihen në mjekësi si leukotrien.këta ngushtojnë rrugët e fryëmarrjes dhe zakonisht pacientët kanë teshtitje ose kollë të thatë, skuqje të syve, lotim dhe frymëmarrje të vështirësuar”, thekson Sherifi, transmeton Televizionin Koha.

Por kjo situatë me rritje të numrit të pacientëve në mënyrë enorme me Alergji nuk ka qenë e njohur para 30 viteve.

“Sëmundjet alergjike dikur nuk kanë qenë të njohura, kanë filluar të diagonostifikohen para 30 vitesh në nivel të dukshëm. Ka një tendencë të rritjes, dhe në 20 vitet e ardhëshme popullata do të jetë shumë më e ndjeshme ndaj kësaj sëmundje.Këtë  e bën mënyra e jetesës, ushqimit, stresi. Pra në pranverë ne kemi më shumë pacient, më tepër kemi ditë pushimi tek të punësuarit që kanë këtë sëmundje, ditë të humbura nga nxnëëist që janë në shkollë poashtu me alergji të pacientëve të moshës rinore”, theksoi Sherifi, transmeton Televizionin Koha.

Përndryshe, sipas mjekëve Tetova, apo Pollogu në përgjithësi nuk ka ndonjë karaketristikë të veçantë sa i përket kësaj sëmundje, por edhe nuk ka ndonjë statistikë se sa është numri i pacientëve me këtë sëmundje në Tetovë në ndërkohë në këtë rajon nuk mungojnë edhe Alergjitë e vjeshtës.

Sipas mjekëve, “kur gjethet fillojnë të bien dhe moti të ftohet, shumë alergjenë mund të shkaktojnë simptome të Alergjisë. Alergjia e vjeshtës, sipas mjekëve është një problematikë mjaft shqetësuese, sepse jo rrallë, trajtohet si ftohje e zakonshme apo gjendje gripoze dhe si pasojë nuk merr trajtimin e duhur, shkaktarët e alergjive të vjeshtës janë të ndryshëm dhe mund të shkaktojnë simptome sikurse poleni në pranverë dhe verë. Vazhdimi i motit të mirë dhe temperaturat e larta jashtë sezonës mund të ndikojnë në zgjatjen dhe përkeqësimin e simptomave alergjike”, thonë mjekët në këtë repart për Televizionin Koha.

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *