Home / Kryesoret / Teuta Arifi: Gruevski luan me zjarr – (VIDEO)

Teuta Arifi: Gruevski luan me zjarr – (VIDEO)

Nënkryetarja e Bahskimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi e pyetur për situatën aktuale në vend dhe deklaratat kërcënuese nga krerët e VMRO-DPMNE-së dhe sidomos kryetarit të saj Nikolla Gruievski I cili tha se nevojitet vetëm një shkëndijë që të ndizet Ballkani, sqaroi se trimëria nuk është vetëm në deklarata para mikrofonave dhe kamerave. Ndërkaq, Arifi theksoi se ksuh luan me zjarr edhe mund të digjet vet.Ajo theksoi se ndërkombëtarët nuk kanë hequr dorë nga Maqedonia.

“Kush luan me zjarrin me zjarr do të digjet kështuqë prandaj mendoj se çdokush duhet të jetë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm në deklaratat e veta , çdokush mund të tregohet i fuqishëm muskuloz kur duhet të flasë para mikrofonave tregohet i madh e i fortë , trimëria nuk është aty demokracia është kjo , shumica është 67 deputetë dhe faktikisht ajo duhet të respektohet dhe ashtu thonë edhe miqtë tonë ndërkombëtarë dhe ky është proces i mbyllur për Bashkimin Demokratik për Integrim. Asesi kur ka ndodhur që në Maqedoni të vijë brenda dhjetë ditësh kryetari i Këshillit Evropian , komisioneri për zgjerim dhe ministrja e punëve të jashtme për siguri e Bashkimit Evropian, domethënë nuk ka tërheqje por normalisht metodat diplomatike janë ato por do të japi rezultat”, tha Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Ajo edhe njëherë ka kërkuar që sa më shpejt të zgjidhet kryetari i kuvendit.

“Në fakt Bashkimi Demokratik për Integrim i ka shikuar, analizuar dhe vazhdon që të analizojë të gjitha efektet juridike dhe politike të atij vendimi dhe meqenëse nuk kemi pasur edhe një mbledhje tjetër për të sjellur vendimin final normalisht që në fakt do të jetë partia ajo që do të vendos për hapat e mëtejshëm, ajo që është e rëndësishme është që sa më shpejtë të zgjidhet kryetari i kuvendit dhe sa më shpejtë të formohet qeveri e shumicës me 67 deputetët. Mendoj se rregullat dhe kushtetuta janë shumë të qarta tendencat për ta penguar këtë faktikisht nuk i ndihmojnë proceset demokratike, çdokush që e shkel kushtetutën do ta mbaj përgjegjësinë për shkeljen e sajë, domethënë historia nuk përfundon as nesër as pasnesër në këtë vend, domethënë çdokush që e shkel kushtetutën e ka përgjegjësinë për këtë punë. Zgjidhja nuk është tek zgjedhjet qytetarët vendosën në zgjedhjet e 11 dhjetorit nga ato zgjedhje ka dalur një shumicë e re parlamentare kështuqë zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por zgjidhje është formimi i qeverisë së shumicës së re parlamentare” deklaroi Teut Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *