Home / Lajme / Thaçi bëhet ‘pishman’ pritet të tërheqë ligjin për Ushtrinë

Thaçi bëhet ‘pishman’ pritet të tërheqë ligjin për Ushtrinë

Projektligji për FSK-në pritet që të procedohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet nga PresidentiThaçi që të bëhet tërheqja e këtij ligji.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nuredin Ibishi, ka thënë se projektligji për FSK-së i iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, kishte kaluar në Kuvend jashtë rregullores e cila parasheh që çdo ligj duhet të kalojë së pari në Qeveri për shqyrtim.

Kjo tërheqje e projektligjit për FSK-në sipas Ibishit ka mundësi të ndodhë pas leximit të parë në Kuvendin e Kosovës.

“Presidenti në letrën e tij drejtuar komisionit e ka bërë të qartë se projektligji për FSK-së do të tërhiqet vetëm se nuk është e qartë se do të quhet tërheqje apo pezullim i këtij ligji.

Mirëpo tani për tani ne do ta procedojmë në Kuvend në mbledhjen e radhës i cili sapo të kaloj në leximin e parë, Presidenti me siguri do ta tërheqë atë”, ka thënë Ibishi për “Indeksonline”.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *