Home / Lajme / Rajon / Thaçi me tone të ashpra ndaj BE-së

Thaçi me tone të ashpra ndaj BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me tone të ashpra pas deklaratave te Komisionerit Johanes Han.

“Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tani, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën”, deklaroi Thaçi.

Siç transmetojnë mediat vendore, sipas tij, kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t’ia dijë fare.

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve te Kosovës, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000.

Ndërsa për projektin e Shqipërisë së Madhe, ai thotë se është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së.

Hashim Thaçi deklaron se nuk ka Shqipëri të Madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Sipas tij, do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *