Home / Kryesoret / Thaçi: Ne do ta mbështesim shumicën e krijuar parlametare

Thaçi: Ne do ta mbështesim shumicën e krijuar parlametare

Menduh Thaçi pas një pauze të gjatë në opinion është prononcuar për situatën aktuale në Maqedoni.
Ai ka thënë se nëse 67 deputetë arrijnë që të formojnë qeveri, mund të ndodhë që dikush do ta bojkotojë Kuvendin, por këta nuk do të jem ne, transmeton Gazeta Express.

”Shumica e re parlamentare prej 67 deputetëve është legjitime. Vendimet e Ivanov dhe OBRM-PDUKM-së në Kuvend janë suspendim i principeve të demokracisë në vend, shkelje e të drejtave Kushtetuese dhe ligjeve. Ne do të mbështesim shumicën e re parlamentare në vend.” tha mes tjerash Thaçi.

”Të jemi të qartë, dy votat tona në Kuvend do të mbështesin shumicën e re parlamentare dhe në raste kur dikush do të tërhiqet, ne përsëri do ta ndihmojmë.” përfundoi Thaçi.

Thaçi për gazetën Lajm tha se mund ta mbështesin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit pasi të kenë shqyrtuar personalitetin dhe përgatitjen profesionale të tij.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *