Home / Lajme / Rajon / Thaçi uron Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë

Thaçi uron Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë

Presidenti Hashim Thaçi, ka uruar Ilir Metën, i cili u zgjodh President i Shqipërisë, me 86 vota të deputetëve të Kuvendit shqiptar.

“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetërore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Presidenti Thaçi ka përmendur mbështetjen që, sipas tij, Meta i ka dhënë Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe se është i bindur se këtë do ta bëjë edhe në mandatin presidencial. “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Thaçi.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *