Home / Lajme / Rajon / Thyhen zyret e VV-së në Vushtrri

Thyhen zyret e VV-së në Vushtrri

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri janë thyer mbrëmë gjatë natës.

Në njoftimin e VV-së thuhet se Aty janë vjedhur kompjuterët, televiziori dhe dokumente të zyrës e po ashtu janë lënë mbishkrime, shkruan arbresh.info.

“Këto elemente e bëjnë që të duket sulm i organizuar politik për dëmtim dhe frikësim të VETËVENDOSJE!-s. Këto sulme po ndodhin pikërisht në kohën kur Lëvizja është subjekti i parë në vend dhe fitorja e saj po i pret zgjedhjet e ardhshme. Thyrja e zyreve të një subjekti politik është sulm politik. Pushteti që po dështon përditë me qeverisje, u është kthyer atyre që di më së miri: veprimeve të dhunshme të natës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *