Home / Kryesoret / Tifozët e Real Madridit bëjnë shaka me Messin, kjo është arsyeja!

Tifozët e Real Madridit bëjnë shaka me Messin, kjo është arsyeja!

Ka dy vite e gjysmë që Leo Messi është në krye të listës së golashënuesve të “Klasikes” Real-Barça. Argjentinasi kapi kreun e klasifikimit historik pas një tregolëshi në “Santiago Bernabeu”, që i shërbeu Barcelonës të fitonte 3-4, në sezonin që kampionati shkoi për Atletico Madrid.

Messi shënoi atëherë golin e tij të 21 në “Klasike” dhe kaloi legjendarin Di Stefano (18). Që nga ajo ditë, Messi është “fikur” në ndeshjet ndaj Realit. Nuk ka shënuar as edhe një gol të vetëm ndaj “Los Blancos.

Në prag të ndeshjes Real Madrid-Barcelona, që me shumë mundësi vendos titullin kampion në Spanjë, Messi nuk ka kaluar një javë aspak të mirë. Kundër Juventusit nuk u paraqit në nivelin e tij dhe pa se si Barcelona eliminohej ndaj Juventusit e shoqëruar nga duartrokitjet e publikut të saj, transmeton “Top Channel”.

Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, në ndeshje si ajo me Realin do të përpiqet të tregojë se nuk është aspak në rënie.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, do të forcohen kriteret për importimin e ilaçeve

Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurën për sjelljen e propozim-ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *