Home / Lajme / Botë / Tilerson: Rusia të zgjedh se në cilën anë të jetë në konfliktin sirian

Tilerson: Rusia të zgjedh se në cilën anë të jetë në konfliktin sirian

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Reks Tilerson deklaroi se Rusia duhet të zgjedhë midis asaj nëse do të ndalet në anën e SHBA-së dhe atyre që mendojnë njëlloj si ajo ose do t’i mbështesë presidenti sirian, Bashar al Asad, Irani dhe grupi i armatosur Hezbollah.

“Nuk është e qartë nëse Rusia nuk e ka kuptuar në mënyrë serioze përgjegjësinë e saj për Sirinë ose është jokompetente, por ky dallim nuk ka rëndësi për të vdekurit”, deklaroi Tilerson.

Për sulmin kimik në Siri, ai tha: Nuk mund të lejojmë të ndodh përsëri. “SHBA-ja nuk sheh rol të ardhshëm për Asadin në Siri, por nuk e komentojnë se si do të tërhiqet ai”, shtoi ai.

Tilerson, i cili dje arriti për vizitë në Moskë, deklaroi se Rusia mund të luaj rol në të ardhmen e Sirisë, por vendosja në anën e Asadit nuk u shërben interesave të tyre afatgjate.

“Për të gjithë ne është e qartë se drejtimi i Asadit është nga fundi. Pyetja është se si do të jetë ky fund dhe se si do të zhvillohet tranzicioni, i cili mund të jetë shumë i rëndësishëm për stabilitetin në një Siri të Bashkuar. Shpresojmë se qeveria ruse do të vijë në konstatim se është ndalur në anën e një partneri të pabesueshëm, siç është Bashar Asad”, tha Tilerson.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *