Home / Lajme / Botë / Tmerr në SHBA, të shtëna me armë ndaj fëmijëve, 2 të vrarë dhe disa të plagosur (FOTO/VIDEO)

Tmerr në SHBA, të shtëna me armë ndaj fëmijëve, 2 të vrarë dhe disa të plagosur (FOTO/VIDEO)

Dy persona janë vrarë me armë zjarri në një klasë një shkolle fillore në San Bernardino, Kaliforni, ka njoftuar policia lokale.

Viktimat janë të dy të rritur, ka shkruar në Twitter shefi i policisë, Jarrod Burguan. Ndërkohë, dy nxënës janë plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Më pas, autori besohet se ka qëlluar veten.

Shkolla “North Park” në qytetin e San Bernardino është mbyllur pas të shtënave që ndodhën në një klasë.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ka njoftuar policia.

Të shtënat janë shënuar pak pas orës 10:30 të paradites, me orën lokale.

Maria Garcia, nga departamenti i policisë së San Bernardino-s ka thënë për mediat amerikane se situata është vënë nën kontroll.

Ajo konfirmoi se, tre persona, dy nxënës dhe një mësuese janë plagosur, duke shtuar se edhe sulmuesi është plagosur gjithashtu.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *