Home / Lajme / Botë / Tmerruese! Itali/ Gjendet i varur në pemë 57- vjeçari shqiptar

Tmerruese! Itali/ Gjendet i varur në pemë 57- vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën italiane “Macerata Campania” pasditen e djeshme.
Nje trup i pajetë i një 57-vjeçari shqiptar,  është gjetur i varur në një pemë, në fshatin mes Curti e Macerata Campania, në afërsi të rrugës “Starzolella”.
Skena horror eshte evidentuar nga një fermer i cili ishte duke shkuar në tokën e tij për të punuar, i cili ka telefonuar menjëherë ekipin e shpëtimit, por ka rezultuar e kotë.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe sipas raportimeve te para flitet për një vetëvrasje. Kufoma është dërguar në spitalin e Caserta-s, ku do të kryhet autopsia.
Përveç moshës, nuk raportohet më shumë për identitetin e shqiptarit.  Sipas mediave lokale, ai nuk ishte i njohur në zonën ku u gjet i vdekur.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *