Home / Lajme / Maqedoni / TMRO: Është turp që deputetët maqedonas nuk e dëbuan deputetin që këndoi Himnin e Shqipërisë

TMRO: Është turp që deputetët maqedonas nuk e dëbuan deputetin që këndoi Himnin e Shqipërisë

Organizata nacionaliste maqedone “TMRO” ka lëshuar një komunikatë ku akuzon deputetët e etnisë maqedone për mos-reagim ndaj këndimit të himnit shqiptar nga ana e deputetit të Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi. Kjo organizatë me tone kërcënuese dhe ofenduese ju drejtohet deputetëve se pse nuk e dëbuan në mënyrë të dhunshme nga foltorja deputetin e lartpërmendur, transmeton Gazeta Express.

“Në parlamentin e Maqedonisë dje ndodhi një provokim i turpshëm me këdimin e himnit shqiptar nga foltorja. Për TMRO-në është e turpshme dhe dinake sjellja e të gjithë deputetëve maqedonas, në veçanti meshkujve, të cilët e ndiqnin “provokatorin” se si këndonte himnin e një shteti të huaj, në vend që t’ia “mbyllnin gojën” dhe ta dëbonin nga foltorja, ashtu si duhej të ishte një reagim pas këtij provokimi”,thuhet në komunikatën e TMRO-së. “Me këtë zemërligësi dhe mënyrë dinake të të vepruarit, si të zgjedhur nga populli, mbi të gjitha meshkuj, lejuat që në shtëpinë ligjvënëse të ofendohet populli maqedon dhe shteti”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *