Home / Lajme / Botë / Torta e mahnitshme japoneze me vetëm 3 përbërës

Torta e mahnitshme japoneze me vetëm 3 përbërës

Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha. Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngroheni furrën në 170 gradë. Merrni 120g të çokollatës së bardhë dhe shkrijeni atë mbi avull.

Pasi të shkrihet shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës më pas dhe përzieni me një lugë. Më pas, shtoni të bardhët e vezëve në një enë dhe përzieni derisa të bëhen shkumë dhe përzieni të gjitha së bashku.

Merreni një tigan për pjekje me diametër 14cm dhe yndyroseni atë. Hidheni përzierjen në të.

Më pas merreni një tigan tjetër më të madh dhe mbusheni me pak ujë.

Pas kësaj futeni në furrë dhe piqeni për 15 minuta në 170 gradë. Më pas ndaleni furrën dhe lëreni tortën brenda që të qëndrojë edhe për 15 minuta të tjerë.

Më pas, nxirreni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet.

Përmbi mund ta spërkatni me sheqer pluhur për një shije më të mirë.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *