Home / Kryesoret / Trafik i 105 kg marijuanë drejt Maqedonisë, trafikantët qëllojnë me armë

Trafik i 105 kg marijuanë drejt Maqedonisë, trafikantët qëllojnë me armë

Një sasi prej rreth 105 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia e Bulqizës në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

Lënda narkotike po transportohej nga katër persona, dy me një motor dhe dy të tjerë me një automjet, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të Policisë Kufitare për të ndaluar.

 Sipas Policisë së Shtetit, ata kanë lëvizur me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

“Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në  kufirin e gjelbër   kanë konstatuar një motor dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi  në drejtim të kufirit me Maqedoninë.

Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e  punonjësve të patrullës  së Policisë Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorit ka qëlluar me armë zjarri në ajër”, informon Policia e Shtetit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë kërkuar përforcime. Si rezultat i ndjekjes dhe kontrollit të zonës është bërë e mundur që  në një rrugë dytësore, policia të gjejë dhe bllokojë automjetin si dhe të arrestojnë në flagrancë drejtuesin e automjetit dhe pasagjerin që udhëtonte me këtë mjet.

Po në vijim të kontrollit të zonës, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 4 thasë, ku brenda tyre kishte 15 pako më lëndë narkotike, gjithsej rreth 105 kilogramë marijuanë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Narkotikët, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ridjan Miftari, 26 vjeç, banues në Gjoricë Bulqizë, (drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike).

I., 17 vjeç, banues në Zall-Strikçan, Zerqan (pasagjer në automjetin që transportohej lënda narkotike).

Gjithashtu po në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim  e shtetasve   A.XH, dhe B.O, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 105 kg lëndë narkotike marijuanë, automjeti tip “Fiat”, si dhe dy telefona celularë.

Ndërkohë në vendngjarje vijon puna për gjetjen e gëzhojave si dhe të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër në ikje e sipër pasagjeri që qarkullonte me motor.

Specialistët për Narkotikët në D.V.P. Dibër  po bashkëpunojnë me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë  për  zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *