Home / Lajme / Maqedoni / Trajanovski në Hasanbeg, përuron kanalizim, asfaltim dhe ndriçim rrugor

Trajanovski në Hasanbeg, përuron kanalizim, asfaltim dhe ndriçim rrugor

Shtresë e re e asfaltit në gjatësi prej gjysmë-kilometri, trotuare, ndriçim rrugorë dhe kanalizim i ri atmosferik në gjatësi prej 800 metër u lëshuan në përdorim në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përfundimin e këtij projekti e nënvizoi si shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kryetarët e komunave tjera.

Trajanovski tha se qytetit të Shkupit re-konstruimi i kësaj rruge i ka kushtuar rreth 8 milion denarë.

Zyrtarët e Komunës së Gazi Babës paralajmëruan se deri në fund të vitit në territorin e kësaj komune do të rindërtohen edhe 80 rrugë, prioritet do të kenë rrugët që pësuan më tepër dëmtime pas fatkeqësisë natyrore që kaploi Hasanbegun.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *