Home / Lajme / Botë / Tramp dhe Xhinping në linjë telefonike kanë biseduar për programin bërthamor verikorean

Tramp dhe Xhinping në linjë telefonike kanë biseduar për programin bërthamor verikorean

Presidenti kinez Ksi Xhinping u angazhua për zgjidhje paqësore të problemit me programin bërthamor verikorean gjatë bisedës së sotme telefonike me kolegun e tij amerikan Donald Tramp, njoftoi televizioni shtetëror kinez, i cituar nga mediat britanike.

“Jemi të përgatitur të mbajmë kontakte me SHBA-në për këtë çështje”, deklaroi Ksi Xhinping në bisedën me Trampin.

Tramp dje deklaroi se është i gatshëm ta zgjidhë problemin “edhe pa Kinën”, përkujtojnë mediat franceze.

Presidenti kinez në bisedën me Trampin, gjithashtu, deklaroi deklaroi se Pekini angazhohet për rrugë politike dhe negociata paqësore për zgjidhje të krizës siriane.

“Uniteti i Këshillit të Sigurimit të KB-së është shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e problemit sirian, konsiderojmë në unitetin e Këshillit për këtë çështje”, nënvizoi Ksi Xhinping, i cituar nga TASS.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *