Home / Kryesoret / Transporti Urban ekziston vetëm në letër – (VIDEO)

Transporti Urban ekziston vetëm në letër – (VIDEO)

Qytetit të Tetovës vite me radhë i mungon transporti urban.Që nga koha kur ka falimentuar ndërmarrja transportuese Polet, në Tetovë transporti publik është në kaos të vërtetë. Ekspertët e komunikacionit mendojnë se funksionalizimi i ndërmarrjes transportuese do të ndikonte në përmirësimin e kaosit që mbizotëron në rrugët e Tetovës tashmë një dekadë. Profosori Vullnet Palloshi mendon se edhe pse ekziston një ndërmarrje në letër megjithatë e njejta nuk është jetësuar edhe në praktikë.

“Rregullimi i komunikacionit publik në qytet për arsye se pasi që nuk kemi komunikacion publik shumica e personava janë të detyruar që të përdorin automjetet e tyre dhe të përdorin edhe mjetet tjera siç janë biçikletat , me komunikacionin publik të cilin komuna është obligative që ta organizojë edhe pse dëgjuam se para tre apo katër muajsh sollën një vendim për të fromuar një organizatë por si duket ajo është vetëm në letër dhe hapin e dytë që ta realizojnë atë nuk e realizojnë , mendimi im është se në masë të madhe do të ishin zvogëluar të gjitha këto edhe tollovia në qytet me automjete edhe me personat që dalin për nevojat e tyre , nëqoftëse do të kishim një transport publik i cili do të ishte me çmime të kapshme për qytetarët dhe në atë mënyrë në shumicën e rasteve do të zvogëloheshin edhe numri i automjeteve sigurisht edhe aksidentet në rrugë” tha Palloshi, transmeton Televizioni Koha.

Duke u thirrur në kërkesat e mëhershme të komunës së Tetovës që qeveria të ndajë autobusa edhe për Tetovën me çka do të mund të bëhej realitet transporti urban, njohësi i rrethanave në sferën e komunikacionit Vullnet Palloshi, thotë se kjo është e habitshme pasi që komuna e Tetovës drejtohet nga kuadër pjesë e partisë që është në koalicion me pushtetin qendror dhe kërkesat të hasin në vesh të shurdhër është e pashpjegueshme.

“Sigurisht se është zgjidhje por gjëja më e çuditshme është se ne e dimë se kryetarja e komunës i kishte bërë kërkesë qeverisë se si Shkupit qeveria që i dha 25 automjete , gjegjësisht autobusë për të organizuar tansportin publik , kryetarja dha një deklaratë një herë se edhe ajo kishte kërkuar pesë autobusë për Tetovën që fillimisht të zgjidh këtë çështje mirëpo si duket hasi në vesh të shurdhër , kjo është një çudi për arsye se komuna e Tetovës faktikisht është në koalicion me partnerin e vet të koalicionit dhe kjo sjellje ndëshkuese ndaj Tetovës që mundet vetëm qytetet tjera të mendojë qeveria ndërsa për Tetovën mos të jep as edhe pesë autobusë të paktën sa për të filluar ajo, sipas meje kjo është një vazhdimësi e një koalicioni të çuditshëm të cilit në Tetovarët nuk ia shohim hajrin këtij koalicioni për arsye se gjithmonë ka akuza të ndërjsellta ndërmjet administratës lokale që thonë se nuk na japin pare , ndërsa administrate qendrore akuzon Tetovën dhe thotë se ju nuk dini ti harxhoni paret dhe i ktheni në buxhet , gjë e çuditshme, gjë e pashpjegueshme, ndërsa pasojat i ndijmë ne qytetarët”, transmeton Televizioni Koha.

Edhe përkundër këtyre kërkesave pushteti qendror gati se dy vite është duke heshtur me kërkesën e komunës së Tetovës lidhur me ndarjen e autobusave për të vënë në funksion transportin urban. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *