Home / Kryesoret / Trashëgimia në Pollog e pa hulumtuar – (VIDEO)

Trashëgimia në Pollog e pa hulumtuar – (VIDEO)

Në rajonin më të gjërë të Pollogut shumë pak lokalitete  me peshë historike nga e kaluara jonë janë revitalizuar. Edhe ato pak lokalitete që kanë qenë pjesë e hulumtimeve arkeologjike megjithatë nuk kanë përfunduar apo gërmimet kanë filluar dhe kanë ngelur përgjysmë pa u dhënë detaje se çka është gjetur. Historiani Hamdi Mediu thotë se ka edhe shumë lokalitete që i ka mbuluar pluhuri i harresës por që janë shumë lokaliteet të së kaluarës.

“Fatkeqësisht ne shumë pak meremi me këtë drejtim të shkencës nëse mundet që kështu të shprehem se kemi kalanë e Leshkës që është fare e pa prekur, kemi kalanë e Nicës në Orashë ku edhe ajo është fare e pa prekur ka mbetur nën gërmadha, kemi edhe lokalitete të tjera të cilat duhet të hulumtohen por shteti është  mbi të gjitha dhe institucionet arkeologjike që i kemi , institucionet e trashëgimisë kulturore shpirtërore, kemi drejtorinë për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë e kështu me rradhë por fatkeqësisht shumë pak është punuar në këtë drejtim”, transmeton Televizioni Koha.

Por në këtë drejtim institucionet shumë pak janë marrë me hulumtimin e këtyre lokaliteteve madje mungojnë edhe projektet për gërmime që do të zbardhnin misteret rreth lokaliteteve në Pollog që vetëm janë përfolur por nuk dihet asgjë.

Fare nuk bëhen projekte nga insitucionet përkatëse për hulumtimin e këtyre lokaliteteve kjo pjesë e nënqiellit tonë, Tetovës rrethinës Pollogut me një fjalë edhe pse në dokumentet e vjetëra antike janë të shënuara disa lokalitete të cilat fatkeqësisht nuk hulumtohen sot, kjo është pjesë të cilën institucionet duhet ta bëjnë jo individët, institucionet duhet që të bëjnë projekte ekipe të mirëfillta për hulumtimin e këtyre lokaliteteve që në një farë mënyre ne duhet që ta njohim të kaluarën tonë sepse de fakto ajo është historia jonë por shumë pak në ditët e sotme në këtë drejtim punohet dhe mua më vjen keq që insitucionet nuk bëjnë projekte të tilla për hulumtimin e lokaliteteve për hulumtimin e trashëgimisë kulturore me një fjalë dhe ja që kanë mbetur pezull, transmeton Televizioni Koha.

Krahas lokaliteteve apo vendbanimeve të vjetra rajoni i Pollogut ka qenë i pasur edhe më shumë ura në të kaluarën që janë ndërtuar në përiudha të mëhershme, por që me kalimin e kohës janë të parestauruara.

Gjithçka është e mundur unë do të përmendi një segment ditëve të sotme që ndodhi renovimi ose ringritja e urës së Kazazëve që është mbi lumin Shkumbin gjatë gërmimeve hasën në muret e këmbës të urës së vjetër dhe unë ju thash që të mos e prishnin sepse ato janë këmbët e urës së vjetër që është bërë në shekullin e gjashtëmbëdhjete e që defakto janë të pa hulumtuara sepse ekzistojnë dëshmitë ka edhe lokalitete të tjera por urat që i ka pasur Tetova gjatë periudhës osmane janë një trashëgimi që rrallë vend i ka por fatkeqësisht institucionet nuk punojnë në drejtim të ngritjes së këtyre momumenteve të kësaj trashëgimie kulturore e cila ndosha për dikë nuk ka shumë peshë , por ata janë historia jonë ato janë e kaluara jonë që për ta ditur të ardhmen dhe të nesërmen duhet që të bazohemi në të kaluarën, transmeton Televizioni Koha.

Në Pollog në përgjithësi edhe pse dyshohet se ka shumë lokalitete nga e kaluara megjithatë deri më tash përveç kalasë askund tjetër nuk janë bërë gërmime apo hulumtime dhe këtu dyshimet janë se kemi të bëjmë me mos interesim të vet shtetit apo atyre që përfaqësojnë interesat e popullit shqiptarë në ekzekutiv të cilët përveç pasurimit personal nuk kanë patur interesim që të punojnë në këtë drejtim. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *