Home / Lajme / Kronika e zezë / Tre të lënduar afër Zherovjanit – (VIDEO)

Tre të lënduar afër Zherovjanit – (VIDEO)

Të dielën rreth orës 16.00, në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të një pompe benzine në Zherovjan , ka ndodhur një aksident komunikacioni, , në të cilën janë aksidentuar një automjet i rëndë i tipit “Citroen”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 58  vjeçari me iniciale SH.SH si dhe një veturë e tipit “BMË”, të cilën e ka drejtuar 30 vjeçari me iniciale G.G nga Gostivari , e cila veturë pas aksidentit si pasojë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në fushën aty pranë duke mos ndaluar.Nga pjesët e dy automjeteve të cilat janë aksidentuar janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të tipit “BMË”. Në këtë aksident tre bashkëudhëtarë që kanë qenë në veturën e tipit “BMË”, më saktësisht gruaja dhe dy fëmijët e mitur të G.G si pasojë kanë marrë lëndime trupore, dhe me anë të një veture tjetër janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës menjëherë janë transferuar për në klinikat e Shkupit, përderisa vozitësi G.G ka kaluar me më pak lëndime trupore. Është kryer hetim i kompletuar dhe po vërtetohet shkaku, rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë.  /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *