Home / Kryesoret / Tronditëse: Studentja nga Velesi ndërroi jetë duke pritur rezultatet e analizave për tre muaj

Tronditëse: Studentja nga Velesi ndërroi jetë duke pritur rezultatet e analizave për tre muaj

21 vjeçarja studente nga Velesi, në dhjetor vitin e kaluar ndërroi jetë për shkak procedurave të gjata në sistemin shëndetësor, reagim jo në kohë nga mjekët dhe pritje të gjatë të rezultateve nga biopsija, akuzojnë familjarët e saj. Për Nova TV ata thonë se kanë humbur kohë të gjatë, në të cilën sëmundja ka përparuar.

Gjithçka ka filluar me një rezultat të vogël në anën e pasme, ndërsa përfundoi me kancer që është përhapur në të gjitha organet në trup që çoi në pasoja fatale.

Sipas familjarëve të studentes, rezultatet nga biopsija në vend që të merren për 10 ditë, i kanë marrë pas tre muajve. Sipas tyre, kur i kanë marrur rezultatet ka qenë shumë vonë dhe nuk ka mundur të bëhet asgjë.

Nga Instituti për patologji thonë se e kanë politikë të mos japin deklarata për media, ndërsa u arsyetuan se analizat janë dërguar në Gjermani për hetim dhe janë vonuar.

Nova TV njofton se përgatitije e këtij materiali është mundësuar me mbështetje të ambasadës së Britanisë në Shkup, në kuadër të një projekti të financuar nga ambasada.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *