Home / Lajme / Botë / Trump do t’i shesë Nigerisë aeroplanë luftarakë (Foto)

Trump do t’i shesë Nigerisë aeroplanë luftarakë (Foto)

Administrata Trump do t’ia shesë Nigerisë disa aeroplanë luftarakë të teknologjisë së lartë për t’i luftuar ekstremistët islamikë të Boko Haram, përkundër shqetësimeve për abuzimet që po bëjnë forcat e sigurisë të këtij vendi afrikan, njoftojnë zyrtarët amerikanë.
Kongresi pritet që të marrë njoftimin formal brenda javësh, për marrëveshjen me Nigerinë që Administrata Obama kishte planifikuar ta aprovonte në fund të presidencës së Barack Obamas.

Marrëveshja do t’i bëjë thirrje Nigerisë që t’i blejë deri në 12 aeroplanë luftarakë “Embraer A-29” për gati 600 milionë dollarë, ka thënë një zyrtar amerikan, i cili ka folur në mënyrë anonime për shkak se nuk ka qenë i autorizuar ta diskutojë këtë çështje me mediat.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *