Home / Lajme / Rajon / Turi ballkanik – Senatori amerikan, John McCain mbërrin në Tiranë

Turi ballkanik – Senatori amerikan, John McCain mbërrin në Tiranë

Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, John McCain ka mbërritur sot në Shqipërinë.

Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane në Tiranë, e cila i uroi edhe mirëseardhjen.

McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen në një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të ppozitës.

Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, Xhon McCein t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.

Gjatë pasdites, rreth orës 18:00, kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë senatorin McCain.

Ne oren 18.10 Kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë Senatorin amerikan John McCain. Do ketë një Photo Opportunity ne momentin e pritjes. Me pas dy delegacionet do kenë një darkë zyrtare pune”, informon qeveria./Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *