Home / Lajme / Maqedoni / Turizmi do të mbart pasojat e krizës politike në Maqedoni

Turizmi do të mbart pasojat e krizës politike në Maqedoni

Kriza politike në Maqedoni duket sikur po mban peng shumë sfera në vend. Ajo e radhës e cila do të pësojë nga kjo krizës është edhe turizmi. Punëtorët turistik në qytetet e ndryshme shprehen skeptikë për sezonin që vjen,

Angell Ivanov punëtorë turistik me përvojë shumëvjeçare për TV21 thekson se sezoni i kaluar kaloi shumë keq, ndërsa për këtë sezon u shpreh pesimistë.

“Edhe ne kërkojmë kohë të bukur për të pasur pushime të këndshme. Unë jam në këtë industri tashmë 44 vjet. Për shembull në Hvar, shumë hotele ofrojnë qëndrime falas nëpër pansione. Megjithatë, në reduktimin e punës sonë si operatorë turistikë gjithashtu ndikim ka edhe moti i keq”, tha Angell Ivanov.

Të dhënat zyrtare tregojnë që ka rritje të vazhdueshme të numrit të turistëve në vend, si të huaj ashtu edhe vendorë. Është vërejtur edhe rritje të qëndrimeve të shkurta për një natë.

Vende më të vizituara janë: qyteti i Shkupit dhe qytetet afër liqeneve, por rritje të interesimit vërehet edhe për vendet malore, banjat dhe turizmin alternativ. Autoritetet besojnë që kjo është rezultat i përpjekjeve të shtetit për ta promovuar Maqedoninë në botë si një vend i mrekullueshëm për t’i kaluar pushimet.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *